19 July 2018
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.06-V-179, datë 12.07.2018, bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtarë të KPM-së nga radhët e komunitetit jo shumicë.
Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.
Nominimet pranohen nga data 19 korrik 2018 deri më 2 gusht 2018, në orën 16:00.
Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org.
Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.
Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:
emailit në info@kpm-ks.org; dhe arsim.dreshaj@kpm-ks.org
telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe
personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.
Komisioni i Pavarur i Mediave