06 August 2018
Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.
Në vazhdim të mbledhjes KPM ka shqyrtuar Raportin Tremujor janar – mars 2018 dhe Raportin Tremujor prill – qershor 2018 për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportet për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe një rast ligjor lidhur me ankesën e International Maarif Schools of Kosova kundër KTV-së për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03.
Pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni i KPM-së ka ardh në përfundim se Ankesa e International Maarif Schools of Kosova përmes së cilës pretendohet se KTV i ka dëmtuar reputacionin dhe imazhin e shkollës, refuzohet si e pabazuar, rrjedhimisht KTV ka vepruar në pajtim me Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03. Vendim KTV
Duke pas parasysh se tanimë Komisioni i KPM-së është në përbërje të anëtarëve të rinj, respektivisht ka zgjedhur Kryetar dhe Nënkryetare me mandat të ri, sipas procedurës ligjore vendosi të inicojë amandametimin e Rregullores së Punës së Komisionit të KPM-së.
Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe disa raste të licencimit për këta operatorë të shpërndarjes:
Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi të gjitha kërkesat për ripërtritje të licncës dhe ndryshim të emrit, për operatorët e renditur me lartë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE