Të licencuarit
2704 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

20 September 2018

Më 18 shtator  2018 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Muja FERATI, mbajti  mbledhjen e nëntë me radhë për vitin 2018. 

Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Në vazhdim të mbledhjes  KPM  ka trajtuar një rast ligjor që ka të bëjë me shkelje të Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale KPM-2016/01.

Komisioni i KPM shqyrtori dokumentin e ndryshuar të Rregullores së Punës së Komisonit.

Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar Rregulloren e re të Punës.

Pas shqyrtimit të rastit Komisioni erdhi në përfundim se ART MOTION, ndaj së cilës është parashtruar ankesë nga ana e IPKO nuk është gjetur në shkelje të Rregullores KPM-2016/01, pasi që në rrjetin e tij të shpërndarjes nuk gjetur se është duke ritransmetuar kanalet e Digitalb, përmes aplikacionit NIMI TV, ashtu siç pretendohet në ankesën e palës ankuese si dhe nuk është gjetur në shkelje duke ritransmetuar ngjarje sportive të futbollit të Premier Leagu-s angleze  dhe  premier ligës italiane Serie A përmes aplikacionit NORA në rrjetin e tij të shpërndarjes. Prandaj Komisioni vendosi se ankesa refuzohet si e pabazuar.

Gjithashtu Komisioni shqyrtoi edhe një rast tjetër të të drejtave të transmetimit të ngjarjeve sportive nga operatorët e shpërndarjes Kujtesa dhe ART Motion. Komisioni shqyrtoi këtë rast pasi që të dy operatorët e shpërndarjes i kanë deponuar në KPM kontratat e vlefshme të të drejtave të transmetimit për territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht Kujtesa në gjuhën shqipe me të drejta ekskluzive dhe ART Motion në gjuhën serbe më të drejta jo ekskluzive.

Pas kërkesës së Komisionit Paralajmëtar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Komisioni i KPM miratoi vendimin që operatori i shpërndarjes ART Motion të ndërpresë përkohësisht transmetimin e të gjitha ngjarjeve sportive të UEFA Liga e Kampionëve, UEFA Super Kupa dhe UEFA Evropa Ligë përmes kanalit Arena Sport, deri në konstatimin përfundimtar që të drejtat e transmetimit të kompanive nga Republika e Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, të siguruara mbi bazën e tenderit të shpallur për territorin e Republikës së Serbisë, nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës si dhe nuk cenojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës. 1809_1017 ART Mmotion_Vendim_KPM

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE