Të licencuarit
3048 - Lajmi_i_plot | KPM

SHTYHET AFATI PËR APLIKIM PËR LICENCË TË RADIOS NË SHTATË (7) KOMUNA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

27 March 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bazë të nenit 21, 22 dhe 23 të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, më datë 15 shkurt 2019 ka shpallur konkurs publik për dhënien e licencave për transmetim në radio, për shatë lokacione të Republikës së Kosovës. Konkursi   ka qenë i hapur deri më datën 15 mars 2019. KPM ka pranuar aplikacionet që kanë ardhur deri në këtë afat, por për disa lokacione nuk ka pasur fare aplikacione të dorëzuara, ndërsa për disa lokacione tjera nuk ka pasur aplikacione për kategori të caktuara të licencës apo gjuhës së transmetimit si dhe në disa lokacione ka pasur vetëm një kandidat.

Bazuar në këtë situatë si dhe kërkesat e palëve të interesuara, në takimin e KPM-së të mbajtur më datën 21 mars 2019, KPM me qëllim të krijimit të një konkurrence të mirëfilltë në të gjitha lokacionet për ku janë shpallur frekuenca të lira për radio, ka marrë vendim për zgjatjen e afatit edhe për 15 ditë. Aplikacionet e dorëzuara deri më tani mbesin të vlefshme për këtë proces.

Afati për aplikim do të jetë i hapur nga data 27 mars 2019 deri me 12 prill 2019 ora 16:00, ndërsa, të gjitha kriteret  e konkursit publik për aplikim për licencë të radios mbeten të pandryshuara.

Komunat për të cilat do të bëhet shpallja e frekuencave të lira për licencimin e radio stacioneve, sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë paraqitur në tabelën si me poshtë:

 

Komuna

Kategoria e licencës dhe numri i frekuencave

Gjuha e transmetimit

1.

Pejë

Regjionale – 1 frekuencë

Lokale – 1 frekuencë

Shqipe

2.

Istog

Lokale – 2 frekuenca

1.      Shqipe; 1 Boshnjake

3.

Prizren

Regjionale – 1 frekuencë

Shqipe

4.

Prishtinë

Regjionale – 1 frekuencë

Shqipe

5.

Rahovec

Lokale – 2 frekuenca

1.      Shqipe; 1 Serbe

6.

Obiliq

Lokale – 1 frekuencë

Shqipe

7.

Elez Han

Lokale – 1 frekuencë

Shqipe

Kategoria e radiove me mbulim regjional i përket Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio të cilat mbulojnë me sinjal radio, përmes një frekuence, nga 30% deri në 60% të territorit të Republikës së Kosovës.

Kategoria e radiove me mbulim lokal i përket Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio të cilat ofrojnë mbulim me sinjal radio, përmes një frekuence, deri në 3 komuna (deri në 30% të territorit të Republikës së Kosovës).


PROCEDURAT DHE KRITERET PËR APLIKIM

Procedurat e aplikimit për licencë të KPM-së, si dhe për caktimi i kritereve kualifikuese dhe konkurruese për të marrë pjesë në këtë konkurs publik janë të bazuara kryesisht në nenin 22 të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Dokumentet bazë, si dhe aktet nënligjore të nevojshme për plotësimin dhe parashtrimin e aplikimit për licencë të KPM-së, janë të listuara si në vijim:

1.   Forma e Aplikacionit 

2.    Rregullorja  KPM-2017/02 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale

3.   Regullorja KPM-2017/06 për Tarifën Vjetore për Licencë 

Të gjitha dokumentet e bashkangjitura, që do të jenë pjesë përbërëse e aplikacionit, duhet të jenë origjinale, apo të njëjtat duhet të jenë të noterizuara tek noteri (aty ku është e aplikueshme);

Përgjigjet duhet të jenë sa më të hollësishme dhe secila përgjigje duhet të radhitet sipas pyetjeve në bazë të numrit / shkronjës së secilës pikë të paraqitur në këtë aplikacion.

Aplikacioni duhet të plotësohet duke u bazuar plotësisht në aktet nënligjore të paraqitura si më lartë.

Aplikacionet si dhe të gjitha materialet përcjellëse do të pranohen vetëm në gjuhën shqipe apo serbe, në pajtim me ligjin për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM do të bëhet duke u bazuar në Rregulloren 2014/02 për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së.

Preferohet që pyetjet që mund të keni lidhur me procesin e aplikimit, t’i bëni me shkrim, duke i drejtuar tek Departamenti i Licencimit i Zyrës Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media në vëmendje të Nuredin Islami nuredin.islami@kpm-ks.org.

Aplikacionet duhet të dërgohen në 2 kopje fizike, në adresën e mëposhtme: 

Rr. “Perandori Justinian”, nr. 124, Qyteza Pejton,10000, Prishtinë

Për më shumë detaje vizitoni ueb faqen e KPM-së www.kpm-ks.org

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE