Të licencuarit
3077 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I PAVARUR TË MEDIAVE MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT

23 September 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 19 shtator 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e dhjetë  të rregullt për vitin 2019. 

Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), duke u bazuar në kërkesat e pranuara si dhe në interesimet e vazhdueshme të kandidatëve, për licenca për ofrimin e shërbimeve mediale audio, ka bërë vlerësimin mbi nevojën dhe mundësinë e shpalljes së frekuencave të lira në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Është vlerësuar nëse ka mungesë të shërbimeve mediale audio në nivel lokal dhe regjional, duke përfshirë këtu edhe mungesën e shërbimeve mediale audio në gjuhë të minoriteteve, mungesën e pluralizmit medial apo edhe nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të këtij pluralizmi. Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në Ligjin e KPM-së, respektivisht nenin 9 të këtij ligji, i cili përcakton Politikën e Transmetimit në Republikën e Kosovës.

KPM po ashtu ka konfirmuar edhe mundësitë teknike për frekuencat e lira, të cilat janë në pajtim me planin frekuencor të Republikës së Kosovës dhe që të njëjtat mund të dalin në konkurs për dhënien në shfrytëzim kandidatëve të cilët i plotësojnë më së miri kriteret konkurruese. Prandaj Komisioni vendosi që të shpall konkurs publik për dhënien e licencave të reja për transmetimin e programeve në radio, në pesë (5) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Istog dhe Elez Han. 

Gjithashtu Komisioni diskutoi edhe për punën që po bëhet rreth përgatitjeve për procesin e monitorimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE