Të licencuarit
3129 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

16 December 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 12 dhjetor 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e trembëdhjetë të rregullt për vitin 2019.

Në fillim të mbledhjes Komisioni miratoi  agjendën  dhe procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit. Këto kërkesa kishin të bënin me ripërtrtije të licencës si dhe kërkesa për licencimin e OSHMA-ve me transmetim përmes operatorit të shpërndarjes.

Komisioni i shqyrtoi këto raste të licencimit:

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni  erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së. Prandaj Komisioni vendosi të miratojë të gjitha kërkesat për  licencë të OSHMA  përmes operatorëve të shpërndarjes si dhe kërkesat për ripërtrtije të licencës.

Komisioni shqyrtoi disa raste  ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkelje e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale dhe  Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale. Pas shqyrtimit të këtyre  rasteve Komisioni i KPM-së ka ardh në përfundim se të gjitha subjektet e lartpërmendura kanë shkelur legjislacionin e KPM-së dhe vendosi:

  • Rasti i  KTV-së, bazuar në ankesën e Familjes Istogu. Lidhur me ankesën për këtë rast, pas shqyrtimit Komisioni vendosi të kërkojë nga KTV që në afat prej 7 ditësh pas pranimit të këtij vendimi, përmes transmetimit ti kërkojë falje palës ankuese për transmetimin e të dhënave personale të gjendjes shëndetësore të djalit të tyre, ashtu siç përcaktohet me nenin 30, paragrafi 1, pika 2 e Ligjit për KPM-në.
  • Ankesa e operatorit të shpërndarjes ART Motion  ndaj operatorit të shpërndarjes Kujtesa Net për ritransmetimin e disa kanaleve turke pa të drejtë të transmetimit. Lidhur me ankesën për këtë rast, pas shqyrtimit Komisioni vendosi të urdhërojë Kujtesa Net që të ndërpresë menjëherë ritransmetimin e e kanaleve turke: A HABER, TGRT HABER, TRT 1, TRT HABER, TRT TURK, TRT MUZUIK, TRT BELGESEL në mënyrë që të veprojë në pajtim me nenin 4, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01. Pala Përgjegjëse sanksionohet me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së për shkelje të nenit 4, paragrafi 1të Rregullores KPM-2016/01.Nëse Kujtesa Net pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi  nuk e heq kanalet turke të lartpërmendura nga platforma e shpërndarjes , Komisioni i KPM-së do të ndërmarrë masa tjera sanksionuese ndaj Kujtesa Net në pajtueshmëri me nenin 30 të Ligjit të KPM-së.
  • Ankesa e operatorit të shpërndarjes ART Motion ndaj operatorëve të shpërndarjes për ritransmetimin e kanalit ALSAT-M pa të drejtë të transmetimit: Bledi, Fiberlink, Galaktika, Kadria Net, Kumanova Cable, Tel Communnications, Telkos, Isp Broadcast, Kujtesa Net. Lidhur me ankesën për këto raste, pas shqyrtimit të tyre Komisioni vendosi që të urdhërojë operatorët e shpërndarjes të lartëcekur që të ndërpresin menjëherë ritransmetimin e kanalit ALSAT M në mënyrë që të veprojë në pajtim me nenin 4, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01. Palët Përgjegjëse sanksionohen me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së për shkelje të nenit 4, paragrafi 1të Rregullores KPM-2016/01. Nëse pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi  operatorët e shpërndarjes të lartëcekur nuk e heq kanalin ALSAT M nga platforma e shpërndarjes, Komisioni i KPM-së do të ndërmarrë masa tjera sanksionuese ndaj operatorëve të shpërndarjes të lartcekur në pajtueshmëri me nenin 30 të Ligjit të KPM-së.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE