Të licencuarit
3185 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim për të licencuarit - KPM shtyen afatin për raportim vjetor financiar

26 March 2020

Raportimi vjetor financiar është obligim ligjor për të licencuarit, i përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 28, paragrafi 1, i cili përcakton se:

“Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) duke pas parasysh situatën aktuale të krijuar pas paraqitjes së virusit Covid-19 në Kosovë dhe shpalljes së gjendjes emergjente në shëndetin publik nga Ministria e Shëndetësisë, ju njofton se ka shtyrë afatin për raportim vjetor financiar.

Duke u bazuar në këtë situate të krijuar, KPM me qëllim që të ofrojë mundësi shtesë për të gjithë të licencuarit,  ka marrë vendim për shtyrjen afatit për raportim: nga 31 mars 2020 afati shtyhet deri më 30 prill 2020.

Për shkak të kufizimeve në orarin e lëvizjes, KPM fton të licencuarit që raportet vjetore financiare t’i dërgojnë përmes e-mailit: info@kpm-ks.org.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE