Të licencuarit
3200 - Lajmi_i_plot | KPM

RIKUJTIM LIDHUR ME AFATIN E FUNDIT PËR PAGESËN E TARIFËS VJETORE TË LICENCËS

24 June 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), i rikujton të gjithë të licencuarit të cilët nuk e kanë kryer ende pagesën e tarifës vjetore të licencës, se afati përfundimtar për të kryer këtë obligim ligjor është data 30 qershor 2020.

Për kundër iniciativës së KPM-së, që të licencuarit të lirohen nga pagesa e tarifës vjetore për vitin 2020, për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia Covid 19, ishte e pamundur të konkretizohej iniciativa e tillë, për arsye të barrierave ligjore.

Pagesa e tarifës vjetore të licencës është obligim ligjor për të licencuarit, i përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 26, ku përcaktohet se mediat janë të obliguara të paguajnë tarifën vjetore të licencës së KPM-së, sipas kategorive të licencës të përcaktuara me Rregulloren KPM-2017/03 për Tarifën Vjetore për Licencë.

Duke shprehur keqardhje, KPM udhëzon të gjithë licencuarit që të përfundojnë pagesat e tarifës vjetore për licencë të KPM-së sipas afatit të përcaktuar me akt nënligjor, duke përmbushur kështu  obligimin  e tyre ligjor. 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE