Të licencuarit
3207 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave mbajti punëtori katër ditore

28 September 2020

Në kuadër të ngritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) mbajti një punëtori katër ditore me temën: Ndërtimi i kapaciteteve për angazhim në media sociale dhe komunikimi me mediat.

Punëtoria u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të KPM-së me Misionin e OSBE-së në Kosovë. Në këtë punëtori morën pjesë 15 zyrtarë nga Zyra Ekzekutive e KPM-së, përfaqësues nga OSBE-ë dhe ekspert të fushës së medias të angazhuar si ligjërues në punëtori. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i zhvillimeve më të reja në fushën e mediave.

Tema e parë që është trajtuar në punëtori ishte “Edukimi Medial dhe Informativ (EMI)”, ku pjesëmarrësit patën rastin të informohen me trendet me të reja të zhvillimeve në fushën e mediave, përfshirë ndryshimet teknologjike, të cilat kanë sjellë nevojën për një rregullim të ri audiovizuel, përfshirë këtu sidomos çështjen e mbrojtës nga lajmet e rrejshme.

Tema tjetër që u trajtua në punëtori ishte “Prania në media sociale dhe krijimi i audiencës”. Në këtë pikë është prezantuar roli dhe rëndësia e rrjeteve sociale, fuqia e tyre në rritje gjatë viteve të fundit si dhe konkurrencën që disa rrjetet sociale po i bëjnë  mediave tradicionale. 

Tema e tretë në këtë punëtori ishte “Komunikimi me media”. Në këtë temë janë prezantuar rregullat lidhur me tekniken e komunikimit të institucioneve me mediat, veçanërisht e rregullatorit në rastin e KPM-së. 

Ky aktivitet është zhvilluar  në kuadër të mbështjetjes për KPM-në nga misioni i OSBE-s në Kosovë.  

 

Komisioni i Pavarur i Mediave