04 November 2020
Komisioni i Pavarur i Mediave njofton të gjithë të licencuarit, palët e interesuara dhe publikun se prej datës 3 nëntor 2020, hyn në fuqi Rregullorja për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2020/01.
Në mbledhjen e mbajtur me datë 30 tetor 2020, KPM ka miratuar amandamentimin e Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele.
KPM duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 2, pika 11 e Ligjit për KPM, ka iniciuar procedurën për amandamentimin e Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2016/01.
Siç parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar (neni 8 i Ligjit për KPM-në, Ligji Nr. 04/L-44), KPM në pajtim me Ligjin, ka vendosur në diskutim publik draftin e amandamentuar të rregullores, ku të gjitha palët e interesuara kanë pasur mundësinë të japin komentet/vërejtjet e tyre me shkrim lidhur me draftin e Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele. Konsultimi publik ka filluar më 3 shkurt 2020 dhe ka zgjatur deri me 26 qershor 2020. Pas pranimit të komenteve publike, KPM ka shqyrtuar të gjitha komentet dhe ato që kanë qenë të bazuara dhe argumentuara, i ka inkorporuar në draftin final.
Rregullorja për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2020/01 hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe e shfuqizon Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2016/01.
Këtu mund të gjeni Memon Sqaruese si dhe Komentet publike dhe përgjigjet e KPM-së lidhur me Draft Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele.
Komisioni i Pavarur i Mediave