Të licencuarit
3241 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

16 November 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 13 nëntor 2020, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI,  ka mbajtur  mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2020. Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.

Sipas agjendës së mbledhjes, Komisioni fillimisht shqyrtoi disa raste  ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkelje e Neni 28 paragrafi  2, i Ligjit të KPM-së, Raportimi vjetor financiar. Raportimi vjetor financiar është obligim ligjor për të licencuarit, i përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 28, paragrafi 1, i cili përcakton se:

“Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”. Ndërsa neni 28 paragrafi  2, i Ligjit të KPM-së përcakton se:

“Raportet vjetore duhet të dorëzohen në KPM-së jo më larg se me datë 31 mars të vitit vijues, për vitin paraprak. KPM-ja mund të kërkojë informacion të mëtejshëm nëse konsideron se informacioni i paraqitur në raportet vjetor nuk është i plotë.”

Pas shqyrtimit të rasteve Komisioni gjeti se të licencuarit në vijim : Connect 3, Astra Net, Eagle, Radio Kllokot, Radio Urban FM – Prizren, Vision TV, IPTV Tech LLC dhe Radio Capital FM, kanë bërë shkelje të nenit 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së, respektivisht kanë dështuar të sjellin raport vjetor financiar sipas obligimit ligjor. Prandaj Komisioni vendosi që subjektet e lartpërmendura të sanksionohen me masën Vërejtje dhe që në afat prej dhjetë (10) ditësh ta dorëzoj raportin vjetor për vitin 2019, ashtu siç përcaktohet me nenin 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së.

Ndërsa për të licencuarit në vijim: Radio Borzani, Radio Energji, Radio Kaçaniku,  Radio Shqip FM,  Radio Urban FM-Prishtinë, Radio Antena, Kent FM-Prishtinë, Radio Helix, Radio Kent FM 2 – Mamushë dhe Tribuna Channel, pas shqyrtimit Komisioni gjeti se këto subjekte në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë shkelje të nenit 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së, prandaj Komisioni vendosi që subjektet e lartpërmendura të sanksionohen me masën gjobë dhe që në afat prej dhjetë (10) ditësh ta dorëzoj raportin vjetor për vitin 2019, ashtu siç përcaktohet me nenin 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.

Këto kërkesa kishin të bënin me rekomandime për ripërtëritje të licencës së operatorit të shpërndarjes (OSH),  për ripërtëritje të licencës së ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuele (OSHMA), kërkesë për ndryshim të emrit dhe pronësisë si dhe rekomandime për ndërprerjen e vendimeve të licencimit për OSHMA.

Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:

  • Kumanova Cable SHPK - Operator i Shpërndarjes - Vendim për ripërtëritje të licencës;
  • Speed TV - Operator i Shpërndarjes - Vendim për ripërtëritje të licencës;
  • Link Produkcija - Operator i Shpërndarjes - Vendim për ripërtëritje të licencës;
  • ART - Vendim për ripërtëritje të licencës;
  • Dasma TV – Vendim për ripërtëritje të licencës;
  • Radio Kalabria - Vendim për ndryshim të pronësisë dhe të emrit;
  • Albatrade Music and Movie LLC – ndërprerje e vendimeve të licencimit për OSHMA-të.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni  erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave