03 February 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 28 janar 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2021. Pas miratimit të agjendës së mbledhjes, u miratua procesverbali nga mbledhja e fundit.
Sipas agjendës së mbledhjes, Komisioni fillimisht shqyrtoi disa raste ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së, respektivisht shkelje e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale dhe Rregullores KPM-2020/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale. Komisioni i KPM-së shqyrtoi rastet ligjore në vijim:
Kujtesa Net vs Klan Kosova - pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se OSHMA Klan Kosova nuk ka vepruar në shkelje të nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores KPM-2020/01. Prandaj Komisioni vendosi që ankesa e operatorit Kujtesa Net, të refuzohet si e pabazuar.
Telkos vs Klan Kosova - pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se OSHMA Klan Kosova nuk ka vepruar në shkelje të nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores KPM-2020/01. Prandaj Komisioni vendosi që ankesa e operatorit Telkos, të refuzohet si e pabazuar.
Shell vs Radio Kosova1 dhe Glam Radio - pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se OSHMA Radio Kosova 1 dhe Glam Radio kanë vepruar në pajtueshmëri me nenin 6, paragrafi 5 të Rregullores KPM-2017/07. Prandaj Komisioni vendosi që ankesa e ankesa e Shell, të refuzohet si e pabazuar.
Orange Net vs Klan Kosova - pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se Klan Kosova ka vepruar në kundërshtim me Kodin e Etikës KKPM-2016/03. Komisioni vendosi që që të sanksionojë OSHMA Klan Kosova me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 1, të Kodit të Etikës KKPM 2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës.
Fiber Link vs Klan Kosova - pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se OSHMA Klan Kosova nuk ka vepruar në shkelje të nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores KPM-2020/01. Prandaj Komisioni vendosi që ankesa e operatorit Fiberlink, të refuzohet si e pabazuar.
Kadria Net vs Klan Kosova - pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se OSHMA Klan Kosova nuk ka vepruar në shkelje të nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores KPM-2020/01. Prandaj Komisioni vendosi që ankesa e operatorit Kadria Net të refuzohet si e pabazuar.
Devolli Grup vs RTK1 – pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se RTK 1 ka vepruar në kundërshtim me Kodin e Etikës KKPM-2016/03. Komisioni vendosi që RTK 1 të sanksionohet me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit, që kishin të bënin me licencimin e ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuele (OSHMA) me transmetim përmes rrjetit te OSH-ve, kërkesë për ndryshim të pronësisë dhe emrit dhe një kërkesë për ndërprerjen e vendimit për licencim të Operatorit te Shpërndarjes
Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:
Klina TV – Vendim për lëshimin e licencës për OSHMA me transmetim përmes rrjetit të OSH-ve;
Radio Drenica – Vendim për ndryshim të pronësisë dhe emrit;
Advan Tech Shpk – Vendim për ndërprerjen e vendimit për licencim të Operatorit te Shpërndarjes.
Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.
Sipas rendit të ditës, Komisioni shqyrtoi Raportin tremujor të punës së KPM-së, për periudhën tetor-dhjetor 2020. Pas shqyrtimit, Komisioni ka miratuar Raportin tremujor, i cili bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu sa i përket punës së KPM-së rreth përgatitjeve për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat mbahen me 14 shkurt 2021, Komisioni ka shqyrtuar plotësim/ndryshimin e Udhëzuesit të KPM-së për sjelljen e mediave gjatë zgjedhjeve. Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar Udhëzuesin e ndryshuar
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE