Të licencuarit
3303 - Lajmi_i_plot | KPM

U mbajt takim i përbashkët virtual lidhur me zbatimin e obligimeve të PKZMSA për vitin 2021

10 February 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave mori pjesë në takimin virtual i cili u organizua nga Zyra për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm - Zyra e Kryeministrit dhe Nën-komiteti i MSA për Inovacion, Shoqëri Informative dhe Politika Sociale. Takimi ishte planifikuar të mbahet në Bruksel por për shkak të situatës së pandemisë  u mbajt virtualisht.

Qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i të arriturave por edhe i vështirësive që kanë hasur institucionet lidhur me zbatimin e obligimeve nga Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) për vitin 2020 si dhe konkluzioneve nga takimi i Nën-komitetit nga viti i kaluar.  KPM mori pjesë në diskutimin tek pjesa e Shoqërisë së Informacionit - Politika audio-vizuele dhe Media. 

Përfaqësues i KPM-së në takim ishte Kryeshefi Ekzekutiv z. Luan Latifi, i cili paraqiti të arriturat e KPM-së gjatë vitit 2020 në përmbushjen e obligimeve që dalin nga PKZMSA si dhe vështirësitë me të cilat është përball institucioni gjatë vitit 2020, shumë prej të cilave janë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Diskutimi ishte i fokusuar në këto pika kryesore:

  • përafrimi i legjislacionit me Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audio-Vizuale 2018;
  • zhvillimet lidhur me procesin e dixhitalizimit të transmetimeve tokësore;
  • zhvillimet lidhur me ndryshimin  e ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave;
  • lirimi i dividendës dixhitale

Në përfundim të takimit Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z.Latifi theksoi se KPM mbetet e përkushtuar në arritjen e objektivave dhe zbatimin e obligimeve që dalin nga PKZMSA.

 KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE