25 February 2021
Reagim:
Komisioni i Pavarur i Mediave reagon ashpër ndaj sulmit të gazetarit Visar Duriqi.
Liria e shprehjes është garant për demokracinë e vendit tonë, prandaj është e papranueshme çfarë do veprimi që e pengon punën e gazetarëve dhe të mediave në përgjithësi.
Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që sa më parë të vendosin para drejtësisë autorët e këtij sulmi, duke krijuar ambient të sigurt për të ushtruar profesionin e gazetarisë.
KPM inkurajon të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre, duke qenë në shërbim të zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE