Të licencuarit
3310 - Lajmi_i_plot | KPM

Rikujtim lidhur me Kërkesën e KPM-së për ofrimin e raporteve vjetore për vitin 2020

01 March 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) u rikujton të gjithë të licencuarve se afati për dorëzimin e raporteve vjetore për vitin 2020 është deri më 31 mars 2021.

Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenit 28, paragrafi 1, përcaktohet që:

Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”.

Formularët për raportin vjetor mund t’i shkarkoni edhe përmes linçeve në vijim:

KPM ju siguron se informacionin e ndjeshëm komercial që paraqitet në raportin tuaj vjetor nuk do t’ia publikojë asnjë personi, përveç nëse me ligj kërkohet të veprohet ndryshe.

Në rastet kur KPM konsideron se informacioni i paraqitur në raportin vjetor nuk është i plotë, ju njoftojmë se KPM mund të kërkojë informacione shtesë për të kompletuar raportet dhe për të vërtetuar saktësinë e informacionit të kërkuar.

Mos raportimi vjetor përbën shkelje të ligjit dhe shërben si bazë për inicimin e procedurave për masa sanksionuese ndaj të licencuarve, në pajtim me Ligjin për KPM-në.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE