Të licencuarit
3366 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

04 June 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 2 qershor 2021, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI,  ka mbajtur mbledhje e gjashtë të rregullt për këtë vit. Komisioni ka miratuar  fillimisht agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.

Në këtë mbledhje sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar disa rastet ligjore respektivisht ankesa të palëve lidhur me Rregulloren KPM-2020/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale.  

Rastet e shqyrtuara ligjore janë të renditura në vijim:

Ankesa e Telkos ndaj Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuale Klan Kosova  - pas shqyrtimit të rastit, Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë evidentuar shkeljet e pretenduara, prandaj vendosi se Ankesa e operatorit TELKOS, përmes së cilës pretendohet se OSHMA Klan Kosova ka vepruar në kundërshtim me nenin 10, paragrafi 2, të  Rregullores KPM-2020/01, të refuzohet si e pabazuar.

Ankesa e Telkos ndaj Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuale TV Dukagjini  - pas shqyrtimit të rastit, Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë evidentuar shkeljet e pretenduara, prandaj vendosi se Ankesa e operatorit TELKOS, përmes së cilës pretendohet se OSHMA TV Dukagjini ka vepruar në kundërshtim me nenin 10, paragrafi 2, të  Rregullores KPM-2020/01, të refuzohet si e pabazuar.

Ankesa e Telkos ndaj Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuale TE 7 - pas shqyrtimit të rastit, Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë evidentuar shkeljet e pretenduara, prandaj vendosi se Ankesa e operatorit TELKOS, përmes së cilës pretendohet se OSHMA TE7 ka vepruar në kundërshtim me nenin 10, paragrafi 2, të  Rregullores KPM-2020/01, të refuzohet si e pabazuar.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave