Të licencuarit
3377 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga Komisioni i Pavarur i Mediave

29 July 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) njofton publikun dhe përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele, se në mbledhjen e mbajtur me 29 korrik 2021, ka vendosur të NDËRPRITET pezullimi i përkohësisht lëshimi i licencave për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes.  

Ndërsa mbetet në fuqi vendimi për inicimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2017/02.

Duke marr për bazë faktin se pas inicimit të procedurës për ndryshimin e Rregullores janë vërejtur çështje të cila kërkojnë kohë me të gjatë për vlerësimin dhe se procedurat për ndryshimin e kësaj Rregullore dhe rishikimi i kritereve për licencim kërkojnë kohë relativisht të gjatë dhe konsultime me praktikat të vendeve tjera, Komisioni vendosi që pezullimi i lëshimit të licencave të ndërpritet, në mënyrë që kërkesat eventuale për licencim të trajtohen dhe kandidatet potencial të pajisen me licenca transmetimi deri në hyrjen në fuqi të Rregullores se re. 

Për më shumë detaje ju lutem gjeni të bashkëngjitur  Vendimin.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE