12 August 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bën ftesë publike për nominime për tre (3) anëtarë të KPM-së: dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.
Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.
Nominimet pranohen nga data 13 gusht 2021 deri më 27 gusht 2021, në orën 16:00.
Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org.
Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.
Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:
Komisioni i Pavarur i Mediave