Të licencuarit
3392 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave mbajti takim me përfaqësues të ofrueseve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale në regjionin e Prizrenit

15 September 2021

Në vazhdën e takimeve regjionale që është duke organizuar Komisioni i Pavarur i Mediave  me të licencuarit e KPM-së, më 14 shtator 2021 KPM ka mbajtur takimin regjional në Prizren.

Në këtë takim  morën pjesë shumica e mediave të licencuara në këtë regjion. U diskutua me të licencuarit rreth procesit të zgjedhjeve lokale 2021, përkatësisht obligimet e mediave sipas Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhje dhe akteve nënligjore të KPM-së si dhe Rregullores 2013/03 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele.

KPM ka prezantuar legjislacionin aktual i cili rregullon funksionimin e mediave në Republikën e Kosovës  sa i përket zgjedhjeve si dhe një prezantim rreth shkeljeve më të shpeshta të gjetura nga KPM gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Në pika kryesore u diskutua për përmbajtjen e komunikimeve komerciale audiovizuele, produktet e reklamuara, sponsorizimin e programeve për fëmijë, vendosjen e produkteve dhe masat e duhura për të siguruar mbrojtjen në përgjithësi të fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme.

Takimi pasoi me diskutimet e të licencuarve rreth çështjeve në përgjithësi që kanë të bëjnë me obligimet e mediave gjatë procesit zgjedhor por për gjendjen e mediave në  regjionin e Prizrenit gjatë periudhës së pandemisë, e cila mbetet mjaft e vështirë si edhe në të gjitha regjionet e tjera të Kosovës. Problemet mbeten tek çështja e  financimit, mungesa e të hyrave prej reklamave dhe marketingut, sidomos për radiot. Gjithashtu u vlerësua  puna e mediave lokale  e regjionale që kanë  bërë gjatë periudhës së pandemisë për informim të publikut.

Komisioni i Pavarur i Mediave