20 September 2021
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së me Departamentin e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës (UP) dhe Institutit të Mediave të Kosovës (IMK), sot në Zyrën e KPM-së është mbajtur takimi i radhës në mes përfaqësuesve të tyre.
Qëllimi i këtij takimi ishte inicimi dhe konkretizimi i projekteve të cilat për bazë e kanë Memorandumet e Bashkëpunimit të KPM-së me UP-në dhe IMK-në.
Me mbështetjen edhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë, është arritur që të fillojë zbatimi i objektivave të memorandumit, respektivisht fillimi i praktikës për studentë të gazetarisë, të përzgjedhur nga Departamenti i Gazetarisë. Qëllimi i këtij angazhimi është hulumtimi dhe analizimi i përmbajtjeve programore sa i përket përfaqësimit të fëmijëve dhe përfaqësimit gjinor në media.
Ky është vetëm hapi i parë konkret drejt realizimit të memorandumit, sepse bashkëpunimi në mes të KPM-së, IMK-së dhe UP-së do të vazhdojë me projekte të radhës, që kanë për qëllim trajtimin e temave mediale në fushën e shërbimeve mediale audiovizuele.
Komisioni i Pavarur i Mediave