Të licencuarit
3400 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave priti në takim organizatën Demokracia për Zhvillim

27 September 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave zhvilloi sot një takim pune me organizatën Demokracia për Zhvillim si dhe përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për realizimin e aktiviteteve të mundshme në mes të KPM-së dhe Demokracia për Zhvillim, që kanë të bëjnë me luftimin e lajmeve të rreme dhe dezinformomin. Në takim po ashtu është shqyrtuar edhe mundësia e mbështetjes së këtyre aktiviteteve nga Ambasada e Zvicrës, që do të jenë me interes të publikut në përgjithësi.  

Kryetari i KPM-së, z. Xhevat Latifi, shprehu gatishmërinë institucionale që në kuadër të mandatit ligjor të KPM-së, të ofrohet kontributi i KPM-së në të gjitha aktivitetet e përbashkëta që do të mund të realizohen në të ardhmen me organizatën Demokracia për Zhvillim, që për synim kanë interesin e publikut.

Komisioni i Pavarur i Mediave