01 October 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 30 shtator 2021, nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së, z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për këtë vit. Fillimisht, Komisioni ka miratuar agjendën e mbledhjes dhe procesverbalin nga mbledhja e fundit, ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv ka raportuar për aktivitetet e Zyrës Ekzekutive gjatë kësaj periudhe.
Në këtë mbledhje sipas rendit të ditës, është diskutuar lidhur me aktivitetet e KPM-së gjatë procesit zgjedhor, si dhe për veprimet e mëtejme që KPM-ja do të ndërmerr sa i përket procesit të dixhitalizimit, mbrojtjes së fëmijëve në shërbimet mediale audio-vizuele dhe adresimit të piraterisë televizive.
Komisioni i Pavarur i Mediave