Të licencuarit
3407 - Lajmi_i_plot | KPM

U mbajt takimi i radhës  lidhur me luftimin e piraterisë në fushën audiovizive

08 October 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave, me datën 7 tetor 2021, mbajti takimin e radhës me Policinë e Kosovës dhe përfaqësues të Operatorëve të Shpërndarjes, në lidhje me luftimin e piratërisë në fushën audiovizive.

Qëllimi i diskutimit ishte dakordimi  ndërinstitucional në luftimin e piraterisë, sipas kompetencave që kanë institucione respective, duke marrë parasysh edhe kompleksitetin e luftimit të kësaj dukurie (për shkak të zhvillimeve të hovshme teknologjike).

Si përfundim u diskutua mundësia që me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit në të ardhmen, të nënshkruhet një mermorandum bashkëpunimi ndërinstitucional, për të adresuar të gjitha kërkesat dhe nevojat, specifike që kanë të bëjnë me luftimin e piraterisë online në fushën audiovizive.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave