Të licencuarit
3409 - Lajmi_i_plot | KPM

Një delegacion i KPM-së mori pjesë asamblenë e 21-të plenare të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullative - MNRA

14 October 2021

Një delegacion i Komisionit të Pavarur të Mediave në përbërje të Kryetarit Xhevat Latifi, nënkryetarit Granit Musliu dhe anëtares Violeta Hyseni Kelmendi, morën pjesë në asamblenë e 21-të plenare të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullative - MNRA, që zhvilloi punimet në Cavtat/Dubrovnik.

Në këtë takim u diskutua për politikat e BE-së për mediat, rolin e rregullatorëve në rregullimin e përmbajtjes në platformat online, gratë dhe mediat, edukimin medial, imigrimin dhe racizmin si dhe ndikimin e pandemisë në mediat audio-vizuele.

Takimi ishte një mundësi e mirë që delegacioni nga Kosova të njihet me përvojat e rregullatorëve tjerë në transpozimin e direktivës së BE-së për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele në legjislacionin e tyre, teksa në proces është transpozimi i kësaj direktive edhe në ligjin e KPM-së.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave