Të licencuarit
3414 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

18 October 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 18 tetor 2021, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e trembëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar rastet ligjore që lidhen  me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetor 2021.

Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se mediave me Udhëzuesin për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073 për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM, ka bërë monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele gjatë fushatës zgjedhore. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit,  KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave

Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendos si në vijim:

  • Kanal 10 sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale dhe Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
  • Klan Kosova sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
  • RTK 1 sanksionohet me gjobë në shumë prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073 dhe Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
  • TE7 sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale, Kodit të Etikës KKPM-2016/03 dhe Ligjit për Zgjedhje Nr. 03/L-073.
  • TV Dukagjini sanksionohet me gjobë në shumë prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale dhe Ligjit për Zgjedhje Nr. 03/L-073.
  • KTV sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale dhe Kodit të Etikës KKPM-2016/03.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.

Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për licencimin e OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes. Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:

  • TëVë Aksion - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Dramë - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Fantasy - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Comedy - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Novela - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Shqip - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Kids 1 - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatoreve te Shpërndarjes;
  • TëVë Kids 2 - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Doku 1 - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
  • TëVë Doku 2- Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes; dhe
  • OSHMA TARGET - Vendim për ndryshimin e emrit ne TëVë 1.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të lartcekura, Komisioni  erdhi në përfundim se të gjitha kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.

Komisioni i Pavarur i Mediave