19 October 2021
Një delegacion i Komisionit të Pavarur të Mediave në përbërje të Anëtares Azra Desic, Zv.Kryeshefit Faruk Rexhaj, Udhëheqësve Gentiana Hoti e Besim Rexhepi morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve në mediat audiovizive, e cila u organizua nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe u mbajt në Tiranë nga 12 deri 13 tetor 2021.
Në këtë konferencë ndërkombëtare në pika kryesore u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve në mediat audiovizive, standardet evropiane dhe praktikat më të mira për dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin kryesisht rregullatorët nga Evropa Juglindore: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Turqia si dhe ekspertet të ndyshëm ndërkombëtar dhe vendas.
Hapja e konferencës u bë nga Kryetarja e AMA-së znj. Armela Krasniqi dhe Teresa Ribeiro nga misioni i OSBE-së.
Konferenca ka zhvilluar punimet në formë të ndarë, në tre grupe me panelist të ndryshëm.
Në konferencë u bë prezantim i eksperiencave lidhur me rolin e rregullatorëve dhe organizatave për sigurimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve si dhe masat për rritjen e bashkëpunimit në mes të rregullatorëve sipas standardeve dhe evropiane dhe praktikat më të mira. Gjithashtu është diskutuar edhe për monitorimet, reklamat dhe rastet ose shkeljet me te shpeshta gjatë viteve të fundit që i kanë pas në mediumet e tyre, si dhe tek masat zbatuese të marra ndaj rasteve.
Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte shumë e rëndësishme për KPM-në sepse në vazhdimësi janë bërë monitorime nga ana e KPM-së, duke u fokusuar në temat të lartpërmendura. Gjitashtu edhe prezantimet nga ekspertet e vendeve të ndryshme, me sqarime si kanë proceduar rastet në situata të caktuara, ishin një eksperiencë shumë e dobishme për punën e KPM-së sa i përket mbrojtjes së fëmijëve në mediat audiovizive.
Komisioni i Pavarur i Mediave