17 September 2021
Më 17 shator janar 2021, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur mbledhjen e dhjetë me radhë për këtë vit. Në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar Draft Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele. Pas shqyrtimit të draftit Komisioni e ka aprovuar për tu përcjell në diskutim publik. Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM u ka bërë ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloren e lartpërmendur. Periudha e hapur për komente publike me shkrim është prej 27 shtator 2021 deri më 15 tetor 2021.
Gjithashtu në këtë mbledhje Komisioni ka trajtuar edhe një kërkesë për ndryshim të pronësisë:
Pas shqyrtimit të rekomandimit të Zyrës Ekzekutive për këtë rast, Komisioni erdhi në përfundim se kjo kërkesë nuk i ka plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të refuzojë kërkesë për ndryshim të pronësisë.
Komisioni i Pavarur i Mediave