Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 20 tetor 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e katërmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar rastet ligjore që lidhen me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetor 2021.
Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se mediave me Udhëzuesin për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073 për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM, ka bërë monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele gjatë fushatës zgjedhore. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave
Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendos si në vijim:
- ATV sanksionohet me gjobë në shumën prej njëmijë (1,000) euro për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03 dhe Rregullores për Komunikimet Komerciale Audiovizuale KPM-2017/07.
- TV 21 sanksionohet me gjobë në shumën prej njëmijë (1,000) euro për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03..
- TV Festina sanksionohet me gjobë në shumën prej njëmijë (1,000) euro për shkelje të Rregullores për Komunikimet Komerciale Audiovizuale KPM-2017/07.
- TV Puls sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
- TV Most sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
- RTK 1 sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
- TE 7 sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
- Kanal 10 sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës
- TV 21 sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës
- Klan Kosova sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Komisioni i Pavarur i Mediave