25 October 2021
Me rastin e Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, javë kjo që shënohet çdo vit nga UNESCO, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një tryezë diskutimi me temë “Edukimi Medial/Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”.
Tryezën e moderoi Prof. Alban Zeneli nga Departamenti i Gazetarisë në UP. Në panelin e diskutimit ishin pjesëmarrës: Violeta Hyseni Kelmendi - Anëtare e KPM-së, Faruk Rexhaj - Zëvendëskryeshef Ekzekutive në KPM, Muhamet Jahiri - Shef i Departamentit të Gazetarisë, Remzie Shahini Hoxhaj - Profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë, Donejta Kelmendi - Drejtoreshë Ekzekutive e KOMF, Vjollca Shala - Nënkryetare SBASHK dhe Jeton Demi - Kryetar i Këshillit të Prindërve në Prishtinë.
Qëllimi i tryezës ishte që në kuadër të Javës Globale për EMI, akteret të mund të paraqesin pikëpamjet e veta lidhur me edukimin medial si dhe të diskutohet progresi i shënuar në këtë fushë. Pjesëmarrësit në panelin e diskutimit paraqitën para të pranishmëve në pika kryesore pikëpamjet e tyre në lidhje me edukimin medial, duke vazhduar më pas me një diskutim interaktiv nga pjesëmarrësit dhe pyetje-përgjigjet për panelin.
Nga gjitha ato sa u diskutuan nga pjesëmarrësit në takim, përgjithësisht u pajtuan se ende nuk është arritur që të formësohet një qasje e organizimit të përbashkët në mes të institucioneve dhe organizmave përgjegjëse si: rregullatori, mediat, shkollat, këshillat e prindërve dhe institucionet tjera publike si dhe OJQ-të që e kanë fushëveprimtari mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Prandaj edhe nuk është arritur ende që të hartohet një politikë në nivel vendi për edukimin medial, e cila do të adresonte sfidat e rregullimit adekuat ligjor përkatësisht amandamentimin dhe hartimin e legjislacionit krahas ndryshimeve të hovshme teknologjike
Në fund të diskutimeve të kësaj tryeze, nga pjesëmarrësit janë nxjerrë disa konkluzione lidhur me mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme në media:
Komisioni i Pavarur i Mediave