Të licencuarit
3421 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË - KONFERENCË PËR MEDIA

01 November 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”.

Kjo konferencë ka për qëllim  prezantimin e të gjeturave të KPM-së nga monitorimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e lokale 2021.

Konferenca mbahet të martën (nesër) më 2 nëntor 2021, në orën 10:00 në zyrën e KPM-së,  Rr. Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza Pejton, Prishtinë.

Pas përfundimit të konferencës gazetarëve do t’u shpërndahet edhe raporti në kopje fizike.                      

 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE