Të licencuarit
3423 - Lajmi_i_plot | KPM

Ftesë për pjesëmarrje në diskutim publik

03 November 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në pajtim me nenin  8 të Ligjit Nr. 04/L-44 të KPM-së, organizon diskutim publik me qëllim të vënies edhe një herë në dispozicion të publikut dhe palëve të  interesuara draft Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palët e tjera të interesuara që të marrin pjesë në këtë konsultim publik, për të diskutuar dhe ofruar komentet në Draftin e Rregullores në fjalë.  

Në këtë konsultim KPM së bashku me palët e interesuara do t’i diskutojnë ndryshimet e propozuara lidhur me Draft Rregulloren në fjalë, si dhe komentet e pranuara nga publiku.

Takimi do të mbahet me 8 nëntor 2021, në ora 10:00 në në Hotel Sirius, Salla Ariga, Prishtinë.

KPM mirëpret pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave