Të licencuarit
3449 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM publikon Raportin e Monitorimit Mbrojtja e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuele

28 December 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave në mënyrë të vazhdueshme ka treguar vëmendje të posaçme sa i përket zbatimit të akteve nënligjore të KPM-së nga ana e OSHMA-ve, me qëllim të mbrojtjes së kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë nga përmbajtjet që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin e tyre fizik, mental dhe moral. Prandaj, krahas vlerësimit të zbatueshmërisë së akteve nënligjore të KPM-së, përmes projekteve monitoruese synohet të krijohet një pasqyrë e qartë e raportit të fëmijëve dhe të miturve në përmbajtjet mediale audiovizuele, respektivisht mbrojtjes së tyre nga përmbajtjet e dëmshme dhe të papërshtatshme.

Me qëllim të vlerësimit dhe analizimit të përmbajtjeve programore të ofruara nga OSHMA-të me aktet nëligjore të KPM-së, sa i përket mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele, KPM ka kryer monitorimin e OSHMA-ve me transmetim tokësor dhe OSHMA-ve me karakter gjeneralistik që operojnë përmes OSH-ve.

Shkeljet më të shpeshta të identifikuara gjatë monitorimit kishin të bëjnë kryesisht me kufizimet dhe obligimet e përgjithshme të ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuale si: mos paralajmërimi me sinjal akustik apo tekstual para fillimit dhe pas ndërprerjeve të programeve me përmbajtje të dëmshme për fëmijë dhe të mitur, transmetimi i programeve të kategorive të caktuara jashtë kohës së paraparë sipas rregullores si dhe mos përdorimi i simboleve përkatëse vizuele të përcaktuara në Rregulloren për Mbrotjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale.

Për më shumë informata, raportin e plotë mund ta gjeni këtu.