25 January 2022
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 21 janar 2022, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioni të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur 3 anëtarë të KPM-së.
Ata janë z.Besnik Berisha, z.Jeton Mehmeti dhe z.Fatih Basha.
Mandatet e tyre janë përcaktuar me short siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në.
Mandatet janë si më poshtë:
Besnik Berisha - mandat 4 vjeçar
Jeton Mehmeti - mandat 3 vjeçar
Fatih Basha - mandat 3 vjeqçar.
Me emërimin e këtyre 3 anëtarëve, Komisioni i KPM-së tani është në përbërje të plotë prej 7 anëtarëve.