Të licencuarit
3468 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave vendos për largimin e përkohëshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse

26 February 2022

Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.

Për më shumë informata, gjeni Vendimin e bashkangjitur.