Të licencuarit
3495 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

29 April 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 29 prill 2022, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, Komisioni ka shqyrtuar disa raste të licencimi.  Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me një kërkesë  për licencim të operatorit të shpërndarjes dhe pesë kërkesa për ripërtëritjen e licencës së OSHMA-së me transmetim tokësor audio (radio).

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për rastet e licencimit, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha rastet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe  vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.

  • TIK TELECOMMUNICATIONS L.L.C – Vendim për licencimin e operatorit të shpërndarjes
  • RADIO 7 – Vendim për ripërtëritjen e licencës së OSHMA
  • RADIO BRAVO - Vendim për ripërtëritjen e licencës së OSHMA
  • RADIO CAMPUS – Vendim për ripërtëritjen e licencës së OSHMA
  • RADIO KM -  Vendim për ripërtëritjen e licencës së OSHMA
  • RADIO MARIA - Vendim për ripërtëritjen e licencës së OSHMA

 

Komisioni i Pavarur i Mediave