Të licencuarit
3512 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim pune një grup të gazetarëve të rinj kosovar

13 June 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), priti sot në takim pune një grup gazetarësh të rinj nga Kosova, në kuadër të një vizite studimore të organizuar nga OSBE. Grupi i gazetarëve u prit nga Zevëndës Kryeshefi Ekzekutiv, z. Faruk Rexhaj së bashku me zyrtarë tjerë të Zyrës Ekzekutive.

Në fjalën prezantuese z. Rexhaj fillimisht u uroi  mirëseardhje gazetarëve dhe potencoi se KPM si institucion është i gatshëm që çdo herë të ofrojë mundësi për takime të tilla e posaçërisht me gazetarë të rinj, në lidhje çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e mediave në vend. Në vazhdim të takimit janë prezantuar dhe sqaruar në detaje organizmi, funksionimi dhe roli i KPM-së si rregullator i vetëm dhe i pavarur për mediat audio vizuale në Republikën e Kosovës. Në pika të shkurta u paraqit  puna dhe aktivitetet e KPM-së, në monitorimin e zbatueshëmrisë së legjislacionit nga ana e të licencuarve si dhe veprimet e ndërmarra nga KPM-ja.

Zyrtarët e lartë të KPM-së iu përgjigjën pyetjeve të studentëve duke u ofruar sqarime lidhur me punën e KPM-së në monitorimin dhe rregullimin e Shërbimeve Mediale Audiovizuale, si punë e përhershme e institucionit dhe në bazë të ankesave, si dhe obligimet ligjore të të licencuarve, sidomos në respektimin e Kodit të Etikës, Rregullores për mbrojtjen e fëmijëve, Rregullores për komunikime komerciale. Gjithashtu u ofruan edhe përgjigje dhe sqarime tjera për pyetjet e parashtruara për çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e të licencuarve si dhe çështje tjera lidhur me shërbimet mediale audiovizuele në përgjithësi. 

Ky takim ishte si vazhdimësi e takimeve tjera dhe bashkëpunimit të KPM-së megazetarët e rinj e sidomos me studentët e gazetarisë, me qëllim të promovimit të standardeve etike të gazetarisë, rritjes së cilësisë së raportimit në media dhe mbrojtjes së interesit të publikut.