Të licencuarit
3514 - Lajmi_i_plot | KPM

Një delegacion i KPM-së vizitoi Agjencinë për Media Elektronike të Kroacisë (AEM) dhe Transmetuesin Publik HRT

15 June 2022

Në kuadër të programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, iniciativë e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, më 8 dhe 9 qershor 2022, është organizuar një punëtori për përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) me përfaqësuesit e Agjencisë për Media Elektronike (AEM), në Zagreb të Kroacisë.

Gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar tema që kanë të bëjnë me pluralizmin dhe diversitetin e mediave, transparencën e pronësisë së mediave, rregullave lidhur me koncentrimin e pronësisë së mediave, parandalimin e monopolit në tregun medial, zhvillimin dhe promovimin e lirisë së shprehjes, aktiviteteve të ndërmarra nga rregullatori sa i përket monitorimit dhe rregullimit të mediave në Kroaci.

Pjesëmarrësit u njoftuan se në Kroaci në tetor të vitit 2021 është amamdamentuar Ligji i Mediave (Media Act) me qëllim të harmonizimit të tij me Direktivën për Shërbime Mediale Audiovizuele (AVMSD). Ndërsa është në proces hartimi i Ligjit Dixhital, përmes së cilit do të synohet rregullimi i platformave dixhitale në internet, që janë jashtë juridiksionit të BE-së por që për synim kanë publikun kroat. Kjo do të përfshijë në mes tjerash edhe mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet programore, mbrojtjen e veprave evropiane, mbrojtjen e konsumatorit si dhe mënyrën e pagesës së taksës së operimit.  Gjithashtu në këto takime janë diskutuar edhe tema tjera si mbështetja e mediave, edukimi medial dhe promovimi gjinor në media, sfida e mbrojtjes nga lajmet e rreme në mediat online, duke pas parasysh se këto përdoren shumë nga mosha e re e popullsisë dhe implementimi i dispozitave ligjore të Direktivës AVMS.

Gjatë kësaj periudhe, është zhvilluar edhe një vizitë në televizionin publik kroat (HRT). Në HRT, pjesëmarrësit patëm rastin të njihen nga afër me funksionimin e televizionit publik kroat dhe të informohen rreth punës e aktiviteteve të televizionit publik, përbërjen dhe strukturën e organizimit të tij si dhe në veçanti rreth mënyrës së financimit të HRT-së.    

Ndërsa edhe nga ana e KPM-së është prezantuar rreth  bazës ligjore aktuale dhe procesi i punës se amandametimit të legjislacionit me qëllim të harmonizimit me Direktivën AVMS, pastaj aspektet që kanë të bëjnë me rregullimin e mediave përfshirë licencimin dhe monitorimin e mediave si dhe mjedisin e përgjithshëm  medial në Kosovë.