01 September 2022
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 29 gusht 2022, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e trembëdhjetë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuat disa raste ligjore.
Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se të licencuarve me aktet nënligjore të KPM-së, ka kryer monitorimin e tyre. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave.
Komisioni i ka shqyrtuar këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendosi si në vijim:
Sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar edhe disa raste të licencimit. Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për: ndryshimin e pronësisë, licencimin e OSHMA-së përmes operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për këto raste, Komisioni vendosi si në vijim:
Gjithashtu Komisioni ka shqyrtuar çështjen e miratimit të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës për OSHMA me Kërkesë si dhe Formës për Aplikim “Video on Demand”. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të shtyhet kjo pikë për mbledhjen e radhës.
Komisioni ka shqyrtuar edhe propozimin për themelimin e “Komisionit e për vlerësimin e aplikacioneve për licencë të KPM-së”, pas shqyrtimit, Komisioni e miratoi këtë vendim.
Komisioni gjithashtu ka miratuar Raportin e Monitorimit “Mbrojtja e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuele” i cili monitorim është kryer gjatë muajin korrik 2022.