22 September 2022
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 19 shtator 2022, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e katërmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste ligjore që kishin të bënin me shkelje të Nenit 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së respektivisht mossjellja e raportit vjetor në KPM.
Me datë 12 korrik 2022, Komisioni i KPM-së mori Vendim që të sanksionojë me Vërejtje për shkelje të nenit 28, paragrafi 1, dhe 2 të Ligjit të KPM-së OSHMA-të të cilat nuk a kanë sjellë Raportin vjetor financiar për vitin 2021. Përkundër kësaj OSHMA-të e listuara në vijim, kanë dështuar të veprojnë në pajtim me Ligjin e KPM-së, duke mos dorëzuar raportin vjetor për vitin 2021 edhe pas masës sanksionuese Vërejtje. Prandaj KPM pas shqyrtimit të rekomandimeve për këto raste mori vendim për masë sanksionuese me gjobë për shkelje të nenit 28, paragrafi 1 dhe 2, të Ligjit të KPM-së, ndaj këtyre të licencuarve:
Radio Dardania-2000 €, Radio Helix-2000 €, MBTV-2000 €, Radio Borzani-2000 €, Radio Kaçaniku-2000 €, Fwf City Radio- 2000 €, Tv Vali-2000 €, Tv Llapi-2000 € dhe 1tv-2000 €, Rahovec Channel-1000 €, Isp Broadcast – 1000 €, Iptv Tech Llc-2000 €, Vision Tv-2000 €, Max Tv-1000 €, tel Communications Ll.C.-1000 €, Comnet-A-2000 €, Radio Kent Fm 2-1000 €, Radio Klokot-2000 dhe Radio Dodona-2000 €.
Gjithashtu urdhërohen të gjithë të licencuarit e lartpërmendur që në afat prej dhjetë (10) ditësh ta dorëzojnë raportin vjetor për vitin 2021 të kompletuar, ashtu siç përcaktohet me nenin 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së.
Sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar edhe disa raste të licencimit. Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për licencimin e OSHMA-së përmes operatorit të shpërndarjes, ndryshimin e pronësisë dhe rekomandim për shpalljen e konkursit publik për frekuence të lirë të radios. Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për këto raste, Komisioni vendosi të miratojë rastet në vijim:
Ndërsa dy kërkesa për licencimin e OSHMA Bigbrother 1 dhe Bigbrother 2, Komisioni vendosi që të shtyhen për mbledhjen e radhës.
Gjithashtu Komisioni ka shqyrtuar edhe disa rekomandime për ndërprerje të transmetimit. KPM me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë së OSHMA-ve me Kushtet dhe Termet e Përgjithshme të Licencës dhe Rregulloren KPM-2021/01 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale, ka realizuar disa monitorime ku ka rezultuar se OSHMA-të e mëposhtme, janë gjetur në shkelje të vazhdueshme të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës, Rregullores KPM-2021/01 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale, Rregulloren KPM-2017/06 për Tarifën Vjetore për Licencë dhe Ligjin e KPM-së:
Pas shqyrtimit të rasteve Komisioni vendosi që OSHMA-të e lartcekura të sanksionohen me ndërprerje të licencës së transmetimit në bazë të nenin 30 paragrafi 1.6 të Ligjit të KPM-së, për shkeljet të vazhdueshme të nenin 4.6, të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës, nenit 24 të Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Aidiovizuele-KPM-2021/01, nenit 13 paragrafi 1 të Rregullores KPM-2017/06 për Tarifën Vjetore për Licencë dhe nenit 28, paragrafi 1, dhe 2 të Ligjit të KPM-së.