28 September 2022
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE
Në bazë të nenit 21, 22 dhe 23 të ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (Ligji Nr. 04/L-44), në takimin e datës 19 shtator 2022, anëtarët e KPM-së morën vendim për shpalljen:
KONKURS PUBLIK
për dhënien e licencave për transmetimin e programeve në radio
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), duke u bazuar në nevojën e banorëve, të komunitetetit turk të Komunës së Prizrenit si dhe banorëve të komunitetit boshnjak të Vitomiricës, Komuna e Pejës, për informacione të karakterit lokal dhe në gjuhën e tyre amtare, interesimin e tyre për frekuenca të radios si dhe mundësin e zhvillimit të pluralizmit medial, ka bërë vlerësimin mbi mundësinë e shpalljes së konkursit për frekuenca të lirë në këto lokacione dhe ka vlerësuar se ka mungesë të shërbimeve mediale audio në nivel lokal si edhe ka vlerësuar nevojën për zhvillimin e pluralizmit medial. Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në Ligjin e KPM-së, respektivisht nenin 9 të këtij ligji, i cili përcakton Politikën e Transmetimit në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, KPM ka konfirmuar edhe mundësitë teknike për frekuencat e lira, të cilat janë në pajtim me planin frekuencor të Republikës së Kosovës dhe që të njëjtat mund të dalin në konkurs për dhënien në shfrytëzim kandidatëve të cilët i plotësojnë më së miri kriteret konkurruese.
Bazuar në vendimin e KPM-së të datës 19 shtator 2022, në tabelën si me poshtë është paraqitur lokacioni dhe Komuna për ku do të bëhet shpallja e konkursit publik:
Br. |
Komuna |
Kategoria e licencës dhe numri i frekuencave |
Gjuha e transmetimit |
1. |
Prizren |
Regjionale - 1 frekuencë |
Turke |
2. |
Vitomiricë, Pejë |
Lokale – 1 frekuencë |
Boshnjake |
Konkursi për aplikime mbetet i hapur 30 ditë, duke filluar nga data 28 shtator 2022, deri më 28 tetor 2022, deri në ora 16:00.
Kategoria e radiove me mbulim lokal i përket Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio të cilat ofrojnë mbulim me sinjal radio, përmes një frekuence, deri në 3 komuna (deri në 30% të territorit të Republikës së Kosovës).
Kategoria e radiove me mbulim regjional i përket Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio të cilat ofrojnë mbulim me sinjal radio, përmes një frekuence, nga 30% deri në 60% të territorit të Republikës së Kosovës.
PROCEDURAT DHE KRITERET PËR APLIKIM
Procedurat e aplikimit për licencë të KPM-së, si dhe për caktimi i kritereve kualifikuese dhe konkurruese për të marrë pjesë në këtë konkurs publik janë të bazuara kryesisht në nenin 22 të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së.
Dokumentet bazë, si dhe aktet nënligjore të nevojshme për plotësimin dhe parashtrimin e aplikimit për licencë të KPM-së, janë të listuara si në vijim:
Të gjitha dokumentet e bashkangjitura, që do të jenë pjesë përbërëse e aplikacionit, duhet të jenë origjinale, apo të njëjtat duhet të jenë të noterizuara tek noteri (aty ku është e aplikueshme);
Përgjigjet duhet të jenë sa më të hollësishme dhe secila përgjigje duhet të radhitet sipas pyetjeve në bazë të numrit / shkronjës së secilës pikë të paraqitur në këtë aplikacion.
Aplikacioni duhet të plotësohet duke u bazuar plotësisht në aktet nënligjore të paraqitura si më lartë.
Aplikacionet si dhe të gjitha materialet përcjellëse duhet të dorëzohen në njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM do të bëhet duke u bazuar në Rregulloren KPM-2014/02 për vlerësimin e aplikacioneve për licencë të KPM-së.
Preferohet që pyetjet që mund të keni lidhur me procesin e aplikimit, t’i bëni me shkrim, duke i drejtuar tek Departamenti i Licencimit i Zyrës Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media në vëmendje të z. Nuredin Islami e-mail: nuredin.islami@kpm-ks.org, Sebahate Hajredinaj e-mail: sebahatehajredinaj@kpm-ks.org dhe znj. Ardiana Alshiqi e-mail: ardiana.alshiqi@kpm-ks.org.
Aplikacionet duhet të dërgohen në 2 kopje fizike, në adresën e mëposhtme:
Rr. “Perandori Justinian”, nr. 124, Qyteza Pejton,10000, Prishtinë.