Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka shtuar aktivitetet e tij monitoruese ndaj Ofruesve të Shërbimeve Mediale Vizuele (OSHMA) për të vlerësuar pajtueshmërinë me rregullat dhe parimet etike, me fokus monitorimin e programeve informative lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Sipas Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele 2016/03, OSHMA-të janë të obliguara që gjatë raportimit të kenë kujdes që materialet e transmetuara të janë në pajtim me kodin etik, në mënyrë që publiku të informohet drejt dhe saktë rreth situatës politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Duke pas parasysh se roli i mediave në informimin e publikut është i një rëndësie të veçantë, KPM i udhëzon të gjitha OSHMA-të që gjatë raportimit të sigurohen se të dhënat e transmetuara të jenë të verifikuara dhe të bazuara në informacione kredibile në mënyrë që të ruhet qetësia dhe siguria në vend.