Të licencuarit
3549 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mori pjesë në tryezën e diskutimit “Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve”

21 December 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave mori pjesë në tryezën e diskutimit ‘Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve’, e cila u mbajt me 21 dhjetor 2022, në Prishtinë, në organizim të Institutit për Politika Zhvillimore – INDEP.

Në takim ishin pjesëmarrës akter nga fusha e komunikimeve elektronike dhe audiovizuele, rregullatorët e medias dhe telekomunikimit respektivisht KPM dhe ARKEP, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MINT,  deputet nga Kuvendi, si dhe pjesëtar të shoqërisë civile që merren me mbrojtjen e konsumatorit. Pjesëmarrësit në ketë tryezë paraqitën pikëpamjet e tyre lidhur me gjendjen aktuale rreth mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit dhe ankesave të konsumatorit. Duke marrë parasysh se gjatë këtij viti ankesat e konsumatorëve për tregun e komunikimeve elektronike janë gjithnjë e në rritje, në një situatë të tillë, konsumatorët kërkojnë përgjigje për një numër të konsiderueshëm të shqetësimeve në tregun e shërbimeve audio-vizuele dhe të internetit.

Në terma të përgjithshme pjesëmarrësit diskutuan për zbatimin e dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nga ana e institucioneve, Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe  zbatimi i obligimeve për mbrojtjen e konsumatorit nga ana operatorëve tregtar.

Nga ana e KPM u prezantua korniza ligjore aktuale sa i përket pjesë së mbrojtjes së konsumatorit, ankesat më të shpeshta që KPM ka pranuar këtë vit lidhur me shërbimet mediale audiovizuele e të cilat kanë qenë kryesisht për ndryshimet në listën e kanaleve nga ana e operatorëve të shpërndarje.  KPM ka trajtuar të gjitha ankesat sipas procedurave dhe afateve ligjore dhe iu ka kthyer përgjigje palëve ankuese.  Në kuadër të licencimit të ofruesve të shërbimeve, padyshim se vend të rëndësishëm kanë edhe konsumatorët e shërbimeve mediale. KPM përmes kritereve dhe obligimeve të operatorëve të shpërndarjes, ka siguruar në masë të madhe mbrojtjen e konsumatorëve. Operatorët e shpërndarjes janë të obliguar që të ofrojnë shërbime cilësore për konsumatorët dhe t’i njoftojnë konsumatorët për çdo ndryshim që ndodh në listën e kanaleve.

Nga folësit në tryezë ishte konkluzion i përbashkët se  konsumatori i sotëm përballet me një gamë të gjerë shërbimesh audio-vizuale dhe interneti që ofrohen në treg dhe të drejtat e konsumatorëve duhet të respektohen në mënyrë që të sigurohet që shërbimet audio-vizuale dhe shërbimet e internetit të përmbushin pritshmëritë e konsumatorëve dhe të ofrohen në mënyrë të drejtë nga ofruesit e shërbimeve.