03 March 2023
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Komisionit të Pavarur të Mediave me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sot në Zyrën e KPM-së është mbajtur takimi i radhës në mes përfaqësuesve të këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit ndërinstitucionale për menaxhimin efikas të resurseve të kufizuara të spektrit frekuencor.
Në ketë takim u diskutuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me koordinimin e përbashkët sa i përket spektrit të radio frekuencave, konkretisht gjendjes aktuale të shfrytëzimit të këtij spektri pas lirimit të brezit frekuencor 800 mghz, mundësitë teknike, obligimet ligjore për lirimin dhe shfrytëzimin e frekuencave për shërbimet brezëgjera (dividenta), duke përfshirë këtu edhe çështjen e implementimit të rekomoandimeve të ITU-së sa i përket procesit të digjitalizimit të transmetimeve tokësore radiodifuzive.
Ky takim ishte vazhdimësi e bashkëpunimit të KPM-së me ARKEP-in, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në fushat respektive.