Të licencuarit
3570 - Lajmi_i_plot | KPM

U mbajt takim ndërinstitucional KPM, AKRK dhe ARKEP

18 May 2023

Më 17.05.2023, në zyret e Autoritetit të Konkurrencës,  është mbajtur takim trepalësh ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës: Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), Autoritetit të Konkurrencës (AKRK) dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike (ARKEP).

Në këtë takim, ndër të tjera, janë diskutuar çështje të cilat ndërlidhen me punën, rolin dhe mandatin e tre institucioneve respektive, si shkëmbimi i informacioneve si element shumë i rëndësishëm për rastet të cilat potencialisht rezultojnë me shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës nga ndërmarrjet e telekomunikimeve, internetit dhe kabllore të cilat janë të licencuar nga rregullatorët.

Sektori i telekomunikacionit ka njohur zhvillime të rëndësishme në vitet e fundit si pasojë e hyrjes së teknologjive të reja në shërbimet e telefonisë, internetit dhe shërbimeve kabllore.

 

Progresi teknologjik dhe inovacioni kanë krijuar produkte të reja dhe tregje të reja, duke lejuar hyrësit e rinj të fitojnë me shpejtësi pozicione dhe peshë. Konkurrenca dhe rregullimi duhet të jenë të integruar tek njëri-tjetri për të monitoruar/hetuar fuqinë/pozicionet, e tregut të operatorëve.

Ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës” kërkon bashkëpunimin e Autoritetit të Konkurrencës me institucionet e administratës qendrore dhe vendore. Në këtë kuadër, del i domosdoshëm forcimi i bashkëpunimit këtyre autoriteteve rregullatore. Për të rritur zbatueshmërinë e ligjit, Autoriteti i Konkurrencës po bashkëpunon dhe po ndër vepron me këto institucione. Përcaktimi dhe njohja e ndërsjellë e këtyre përgjegjësive shmang mbivendosjen e akteve juridike të dala nga këto institucione dhe mënjanon ndërhyrjet në kompetencat ligjore të njëri-tjetrit.

 

Po ashtu, është përmendur që në raste të caktuara lidhur me dilemat profesionale që paraqiten gjatë hetimit, institucionet përkatëse të ndihmojnë njëra-tjetrën me ekspert të fushës.