06 July 2023
Komisioni i Pavarur i Mediave me 4 korrik 2023 ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është shqyrtuar Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2022.
Përmbledhjen e këtij raporti, e ka bërë deputetja raportuese Yllza Hoti, e cila tha se auditimi për pasqyrat vjetore financiare të KPM-së për vitin 2022, ka rezultuar pa asnjë të gjetur, rrjedhimisht s’ka asnjë rekomandim dhe pasqyrat vjetore financiare të KPM-së prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë.
Ndërsa nga ana e KPM-së, Kryetari z.Jeton Mehmeti dhe anëtarët e tjerë të KPM-së ofruan përgjigjet e tyre në pyetjet e deputetëve gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të pasqyrave financiare të KPM-së.
Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), pasqyrat vjetore financiare të KPM-së për vitin 2022, nuk është gjetur asnjë shkelje dhe raporti ka rezultuar pa asnjë të gjetur, rrjedhimisht s’ka asnjë rekomandim për institucionin.
Gjithashtu në raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare për vitin 2022, është përfshirë edhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të vitit paraprak, pra për vitin financiar 2021, ku ka qenë vetëm një rekomandim i cili është përmbushur gjatë vitit 2022.