Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave z.Jeton Mehmeti me 13 nëntor 2023 ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” me temën “Pasojat ekonomiko-sociale të dezinformimit”.
Në ligjëratën e tij ai foli për pasojat ekonomike dhe sociale që lajmet e rreme mund të kenë në një shoqëri, duke potencuar nevojën për rritjen e njohurive individuale rreth edukimit medial si dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në parandalimin e përhapjes se dezinformatave.