22 February 2024
Përfaqësues Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA), me 20 shkurt 2024 në Shkup, kanë mbajtur takim bilateral në ambientet e ASHMA-së.
Në takim pjesëmarrës nga ana e KPM-së ishin: Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti, anëtarët z. Besnik Berisha e z. Fitim Veliu si dhe Zv.Kryeshefi Ekzekutiv z. Faruk Rexhaj.
Ndërsa nga ana e ASHMA pjesëmarrës ishin: z.Zoran Trajçevski, Drejtor i Agjencisë, z. Lazo Petrushevski, Kryetar i Këshillit të Agjencisë, z. Selver Ajdini, Zëvendës Kryetar i Këshillit, znj. Dragica Ljubevska, Shefe e Kabinetit/Shef i Sektorit për Mbështetjen e Drejtorisë dhe Aktiviteteve të Këshillit të Agjencisë, Znj. Emilija Janevska, Udhëheqëse e Departamentit për Çështje Programore dhe znj. Magdalena Davidovska Dovleva, M.A., Udhëheqëse e Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe të Drejtave të Autorit.
Në takim u diskutua për disa çështje, duka vënë theksin në përvojat praktike dhe aktivitetet që lidhen me harmonizimin e rregullativës vendase për media me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për shërbimet mediatike audiovizuele.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përvojave në drejtim të mënyrës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e dy trupave rregullator konstatuan se bashkëpunimi reciprok duhet të vazhdojë edhe më tej në drejtim të shkëmbimit të informacionit në fushën e rregullativës mediatike për çështje që janë me interes të përbashkët për të dyja palët.
Gjithashtu me 21 shkurt 2024, KPM ka vizituar Agjencinë e Komunikimeve Elektronike (AKE) në Maqedoni. Delegacioni i KPM u prit në takim nga përfaqësues të AKE, respektivisht z. Jeton Akiki- Drejtor i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe z. Igor Bojadijev- Këshilltar i Drejtorit për Radiokomunikim dhe Monitorim të Radiofrekuencave.
Gjatë këtij takimi u diskutua procesi i koordinimit të frekuencave mes dy shteteve, me qëllim të efikasitetit në shfrytëzimin e frekuencave për kanalet me transmetim digjital tokësor. Plët ranë dakord që ky koordinim i frekuencave të finalizohet me një marrëveshje mes dy shteteve gjatë muajve të ardhshëm.