Të licencuarit
3699 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

10 June 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 10 qershor 2024, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt për këtë vit. Pas miratimit të agjendës dhe raportimit të Kryeshefit Ekzekutiv, kanë raportuar edhe kryesuesit e nënkomisioneve për aktivitet e tyre që nga mbledhja e kaluar.
Sipas rendit të ditës, Komisioni ka shqyrtuar 3 raste të natyrës licencimit dhe 6 raste ligjore. Pas shqyrtimit të rasteve e licencimit Komisioni ka miratuar kërkesat për ripërtëritje të licencës për OSHMA TVR, Radio Victoria dhe kërkesën për ndryshim të pronësisë dhe transferim të licencës për OSHMA Dasma TV.
Në trajtimin e rasteve ligjore, Komisioni ka shqyrtuar 6 raste për ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së, respektivisht shkelje e vazhdueshme të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së. Kryetari z. Mehmeti përsëriti apelin për të gjithë subjektet e licencuar të respektojnë legjislacionin e KPM-së, konkretisht sa i përket ndryshimit të pronësisë i cili duhet të bëhet vetëm më miratim paraprak nga ana e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni ka sanksionuar të licencuarit në vijim, për shkelje të vazhdueshme të legjislacionit të KPM-së.
Kujtesa Net, ndryshim i pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej pesë mijë (5.000) euro;
K Sport 1, ndryshim i pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro;
K Sport 2, ndryshim i pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro;
K Sport 3, ndryshim i pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro;
K Sport 4, ndryshim i pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro;
TV KB Peja, ndryshim i pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.
Subjektet e sanksionuara për këto raste ligjore, pra ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së, obligohen që brenda 30 ditëve të dorëzojnë në KPM edhe kërkesën për ndryshimin e pronësisë.