04 July 2024
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka filluar implementimi i Programit të punës praktike në KPM, për 3 studentë të diplomuar të fushave të ndryshme e të përzgjedhur nga GLPS dhe KPM, përmes një procesi të hapur konkurrimi.
Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti, njoftoi praktikantët për mënyrën e organizmit, funksionimit, detyrave dhe përgjegjësive të institucionit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim konstruktiv, përmes ofrimit të të gjitha resurseve intelektuale dhe teknike në mënyrë që praktika të jetë efikase dhe e frytshme në zhvillimin e njohurive profesionale nga praktikantët.
Praktikantët shprehen falënderimin për përzgjedhjen e tyre si dhe vullnetin e dëshirën, që përmes njohurive dhe aftësive të tyre të kontribuojnë në KPM, si dhe të përfitojnë njohuri të reja në kuadër të aftësimit profesional të tyre.
Praktikantët do të angazhohen në Departamentin e Monitorimit dhe Analizës edhe në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun, në kohëzgjatje prej 5 muajve. Ky program praktike u mundëson 3 praktikantëve që të angazhohen në rregullatorin e mediave për një periudhë pesë mujore, duke u ofruar kështu mundësi për aftësim të mëtutjeshëm dhe thellim të njohurive mbi mandatin, rolin dhe funksionimin e KPM-së. Ky program është realizuar në bashkëpunim me Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) të financuar nga Bashkimi Evropian.