Të licencuarit
1798 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MIRATON RAPORTIN VJETOR 2017

23 March 2018

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 15 mars 2017, nën kryesimin e  z. Adnan MEROVCI Kryetar,  ka mbajtur mbledhjen e katërt me radhë për këtë vit.

Në këtë mbledhje KPM ka shqyrtuar  dhe me pas ka miratuar Raportin Vjetor për periudhën kohore 1 janar 2017 - 31 dhjetor 2017,  i cili i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtueshmëri me nenin 3 paragrafi 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në.

Gjithashtu përveç miratimit të Raportit Vjetor , KPM ka shqyrtuar edhe një rast të licencimit respektivisht kërkesë për licencimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) përmes operatorëve të shpërndarjes.

Pas shqyrtimit të kësaj pike , Komisioni  konstatoi  se  kërkesa  ka plotësuar kriteret ligjore të KPM-së prandaj vendosi që të miratojë  kërkesën për  OSHMA TV HEKI, për licencim  përmes operatorëve të shpërndarjes

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA